E tmerrshme: Pacientja e shtrirë në krevat duke pritur për kolonoskopi, stafi mjekësori i spitalit të Mitrovicës marrin poza pranë pajisjes

Kryeredaktori i mediumit Shneta, Bujar Vitija, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj një fotografie të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ku shihet një paciente e shtrirë në krevat duke pritur për kolonoskopi, ndërsa përreth saj stafi mjekësor po merr poza pranë pajisjes. Vitija e cilëson këtë veprim si të pahijshëm…

Lajme

06/08/2025 18:07

Kryeredaktori i mediumit Shneta, Bujar Vitija, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj një fotografie të publikuar nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ku shihet një paciente e shtrirë në krevat duke pritur për kolonoskopi, ndërsa përreth saj stafi mjekësor po merr poza pranë pajisjes.

Vitija e cilëson këtë veprim si të pahijshëm dhe të padinjitetshëm, duke theksuar se është shkelje e privatësisë së pacientes, pavarësisht se fytyra e saj nuk është e dukshme, raporotn lajmi.net.

“Pacientja e shtrirë duke pritur për kolonoskopi, e stafi mjekësor duke marrë poza në Spitalin e Mitrovicës. Kjo nuk është mënyra qysh promovohet një shërbim ose një pajisje e re. Kjo më së paku është e pahijshme për pacienten,” shkruan Vitija.

Ai shton se kjo situatë e shfaq pacienten si një “objekt i rrethuar nga disa njerëz”, dhe e quan veprimin si të turpshëm.

Postimi i plotë i tij: 

“Pacientja e shtrire duke prit per kolonoskopi, e stafi mjekesor duke marr poza ne Spitalin e Mitrovices. Kjo nuk eshte menyra qysh promovohet nje sherbim ose nje pajisje e re. Kjo me se paku eshte e pahijshme per pacienten. Eshte shkelje e privatesise, pavaresisht se nuk i shihet fytyra. Aspak e dinjitetshme per pacienten qe duket veç si nje objekt i rrethuar nga disa njerez. E turpshme”./Lajmi.net/