Ibrahimaga: Tërheqja e kërkesës nga Osmani nga Kushtetuesja për shkak të Labanit nuk është e justifikueshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Ajo ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes lidhet me faktin që gjyqtari raportues i kësaj çështjeje ishte caktuar Radomir Laban, për të…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Ajo ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes lidhet me faktin që gjyqtari raportues i kësaj çështjeje ishte caktuar Radomir Laban, për të cilin, sipas Osmanit, ka informacione nga institucionet e sigurisë që e konsiderojnë si kërcënim për rendin kushtetues të vendit.
Ky veprim është komentuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga në emisionin FIVE të Dukagjinit. Sipas tij, tërheqja e kërkesës për shkak të emrit të gjyqtarit raportues nuk është një arsyetim i qëndrueshëm ligjërisht.
“Sa i përket kërkesës pr tërheqje lidhur me këtë arsyetim, ky është arsyetim. Se në qoftë se ti e dërgon një parashtresë në gjykatë, atëherë pavarësisht se cili gjykatës e merr përsipër atë, ti duhesh me prit vendimin sepse nuk mundesh me zgjedh se cili gjykatës e trajton atë çështje. Ndër sa i përket shkarkimit të një gjykatësi të të Gjykatës Kushtuese, ekzistojnë procedura tjera, të cilat mundem me u iniciua”, ka thënë Ibrahimaga.
Ibrahimaga shpjegoi se gjyqtari raportues së bashku me dy gjyqtarë të tjerë përcakton fillimisht nëse kërkesa është e pranueshme. Nëse çështja kalon për shqyrtim përmbajtësor, vendimi merret nga kolegji, jo nga vetë gjyqtari raportues.
Ai shtoi se, edhe pse ky gjyqtar ka rol të rëndësishëm dhe është më i informuari për lëndën, nuk ka ndikim vendimtar.
“Ndërsa çfarë roli ka gjyqtari raportues? Gjyqtari raportues merret më lëndën, e analizon lëndën dhe thjesht e jep një rekomandim. Së pari ekziston procedura e përcaktimit, nëse kërkesa është lejueshme apo jo. aty gjyqtari raportues ka rol së bashku me dy gjyqtar tjerë për pacaktuar pranueshmërinë e kërkesës. Ndërsa nëse vjen te shqyrtimi përmbajtësor i kërkesës, nëse lëshohet merita, vendos kolegji. Natyrisht se gjyqtari raportues e raporton çështjen. Pa dyshim që roli i tij është i rëndësishme, por nuk është vendimtar. Se ne kemi disa raste ku Kushtetuesja nuk e ka ndjek rekomandimin e gjyqtari raportues.
Por thjesht e ka marrë në konsideratë atë raport dhe rekomandimin e tij, mirëpo ka vendosur ndryshe. Nuk duhet të relativizuar as rolin e gjyqtari raportues, sepse është më i informuari për lëndën dhe ai e jep një rekomandim sa i përket çështjes. Gjyqtari raportues nuk mundet me përcaktuar vendimin përfundimtar, bile as vendimin sa i përket pranueshmërisë së kërkesës. Nuk është arsyetim me u tërheq lënda se një gjyqtar është aty gjyqtar raportues…”, ka shtuar avokati.