Miftaraj: Kurti flet për ligjshmëri në RTK, ndërsa vetë shkel ligjin duke mbajtur dy pozita

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Albin Kurti, i cili u shpreh se “për RTK-në duhet një zgjidhje ligjore”. Miftaraj e cilësoi këtë qëndrim si absurd, duke theksuar se Kurti vetë po ushtron në mënyrë të kundërligjshme dy pozita njëkohësisht – atë të deputetit dhe të…

Lajme

06/08/2025 17:48

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Albin Kurti, i cili u shpreh se “për RTK-në duhet një zgjidhje ligjore”. Miftaraj e cilësoi këtë qëndrim si absurd, duke theksuar se Kurti vetë po ushtron në mënyrë të kundërligjshme dy pozita njëkohësisht – atë të deputetit dhe të kryeministrit.

Ai rikujtoi se Kurti është i dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, duke e cilësuar si paradoksale që një person me një të kaluar të tillë të flasë për ligjshmëri dhe se kjo, sipas tij, mbetet “kauzë” e tij për “gjunjëzim të mediumit publik.”

Postimi:
Albin Kurti per RTK po thote duhet nje zgjidhje ligjore.

Po flet deputeti qe po mban ne menyre te kunderligjshme poziten e deputetit dhe kryeministrit ne detyre. Kete e ka konstatuar Gjykata Supreme. Po flet per ligj, shkelesi i ligjit.

Po flet aktivisti i VV qe eshte i denuar me vendim te formes se prere per kryerje te vepres penale.

Albin Kurti nuk e ka problem ligjin lidhur me buxhetin e RTK.

Albin Kurti RTK e shfrytezon si kauze, qellim ne vete me gjunjezu mediumin publik. Mercenaret qe I ka dergu ne RTK nuk sollen rezultatet e pritura nga Kurti andaj tash pason ndeshkimi.

Ky vend po shkon dëm ne mungese te prokuroreve te guximshem ne PSRK. Sikur keta prokurore te kishin respekt per shtetin, nuk kishin leju qe te shkaterrohet ngadal gjithcka qe eshte ndertuar nga 1999 deri ne vitin 2019.

Fatkeqësisht, te njejtit prokuror qe sot jane ne keto pozita kane lejuar korrupsion endemik gjate viteve 2010-2019 e qe korrupsioni qeveritar ka kaluar ne pandemi pas vitit 2020 e deri me sot.