Krasniqi takohet me Sorensen-in: Theksova nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Krasniqi tha se në takim ia theksoi nevojën urgjente për avancim të integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese, shkruan lajmi.net “Të dërguarit të BE-së i shpreha shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia,…

Lajme

06/08/2025 14:55

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Krasniqi tha se në takim ia theksoi nevojën urgjente për avancim të integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese, shkruan lajmi.net

“Të dërguarit të BE-së i shpreha shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, si dhe për ndikimin negativ që këto veprime kanë në përpjekjet për paqe dhe stabilitet. Po ashtu, nënvizova domosdoshmërinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime, si parakusht për kthimin e besimit dhe funksionalitetit demokratik në vend.”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, prita në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Theksova nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe largimin e masave ndëshkuese që padrejtësisht po dëmtojnë qytetarët tanë.
Të dërguarit të BE-së i shpreha shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, si dhe për ndikimin negativ që këto veprime kanë në përpjekjet për paqe dhe stabilitet.
Po ashtu, nënvizova domosdoshmërinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime, si parakusht për kthimin e besimit dhe funksionalitetit demokratik në vend.
Vetëm atëherë, procesi i dialogut mund dhe duhet të marrë drejtimin e duhur, përmes një qasjeje të drejtë, të koordinuar dhe me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes përfundimtare.
PDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane të Kosovës, reformave demokratike dhe vlerave euroatlantike, dhe është mirënjohëse për rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces./lajmi.net/