Agim Ademi takohet me kryesinë e re të FC Vjosa: U diskutua për organizimin dhe ambiciet e klubit në edicionin e ri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit FC Vjosa nga Shtimja. Ademi i uroi sukses kryesisë së re të klubit dhe në takim u diskutua për ambiciet e ekipit për edicionin e ri, transmeton lajmi.net Njoftimi i plotë:  Sot prita në takim përfaqësuesit e FC…

Sport

06/08/2025 13:42

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit FC Vjosa nga Shtimja.

Ademi i uroi sukses kryesisë së re të klubit dhe në takim u diskutua për ambiciet e ekipit për edicionin e ri, transmeton lajmi.net
Njoftimi i plotë: 
Sot prita në takim përfaqësuesit e FC Vjosa nga Shtimja.
Kryesinë e re të dalë nga Kuvendi i javës së kaluar, përkatësisht Fatmir Jashari, kryetar i klubit, Sadik Tershana, drejtor sportiv dhe Shefki Dauti, sekretar i klubit, i urova për zgjedhjen dhe riorganizimin e klubit.
Gjatë takimit diskutuam për organizimin dhe ambiciet e këtij klubi për edicionin e ri.
Duke iu dëshiruar shumë suksese pas këtij riorganizimi, ritheksova mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në çdo pjesë të vendit tonë.