Bernard Berisha po rikthehet në Kosovë, raportohet se do transferohet tek Ballkani

Bernard Berisha, sulmuesi anësor i Kosovës, ka arritur marrëveshje me Ballkanin. 33-vjeçari, i cili vetëm javë më parë u largua nga kampionati rus, duke qenë pjesë e skuadrës Akhmat Grozny për tetë sezone, karrierën do ta vazhdojë në Superligë, aty ku rikthehet pas plot 13 vjetëve, mëson tëvë1. Përfaqësuesi i Kosovës, që luajti 27 ndeshje…

Sport

06/08/2025 12:11

Bernard Berisha, sulmuesi anësor i Kosovës, ka arritur marrëveshje me Ballkanin.

33-vjeçari, i cili vetëm javë më parë u largua nga kampionati rus, duke qenë pjesë e skuadrës Akhmat Grozny për tetë sezone, karrierën do ta vazhdojë në Superligë, aty ku rikthehet pas plot 13 vjetëve, mëson tëvë1.

Përfaqësuesi i Kosovës, që luajti 27 ndeshje me fanellën e “Dardanëve”, kishte mbetur pa skuadër, derisa mësohet se për të ishin të interesuara edhe skuadra nga kampionati i Shqipërisë.

Berisha karrierën e nisi te Besa e Pejës, në vitin 2010, para se të kalonte te Besa e kavajas dhe më pas te Skënderbeu i Korçës. Nga kjo skuadër ai kaloj te Anzhi Machachkala, në vitin 2016, ndërsa nga viti 2017 ishte pjesë e ekipit nga Çeçenia, Akhmat Grozny.