Tereni i fushatës po bëhet gati- Faton Peci njofton fermerët se u procesuan 17.1 milionë euro si “mbështetje”

Tani kur tereni i zgjedhjeve lokale veçse ka nisur të bëhet gati, e fushata elektorale tërthorazi nis shumë më herët të gjithë po përkujdesen që të bëjnë gati votat e qytetarëve për ta. E ngjashëm siç duket po vepron edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci. Tanimë kandidat i hapur për Komunën e Mitrovicës,…

Lajme

06/08/2025 09:58

Tani kur tereni i zgjedhjeve lokale veçse ka nisur të bëhet gati, e fushata elektorale tërthorazi nis shumë më herët të gjithë po përkujdesen që të bëjnë gati votat e qytetarëve për ta.

E ngjashëm siç duket po vepron edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Tanimë kandidat i hapur për Komunën e Mitrovicës, Faton Peci sot bëri një njoftim të rëndësishëm për fermerët, e të cilin e kanë pritur prej kohësh.

Peci njoftoi se sot janë procesuar 17.1 milionë euro për ta, si mbështetje për Programin e pagesave direkte 2025.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi të dashur fermerë!

Sot u procesuan 17.1 milionë euro për ju, mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025!

Këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e juaja bankare.

Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën !./Lajmi.net/