“Ushtarët serbë stërviten bashkë me ata kinezë”, Ramadani: Kërcënim për Ballkanin, Serbia të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin. Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n. Postimi i plotë: Serbia dhe Kina – stërvitja ushtarake si hap kërcënimi në Ballkan Në Kinën…

Lajme

05/08/2025 11:55

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin.

Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n.

Postimi i plotë:

Serbia dhe Kina – stërvitja ushtarake si hap kërcënimi në Ballkan

Në Kinën Veriore, në provincën Hebei, ushtarët e Serbisë stërvitën bashkë me ushtarët kinezë për 10 ditë me radhë.

Ushtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale të Serbisë morën mësime nga kinezët për “integrimin e taktikave me dronë në operacione speciale”.

Serbia – masha e Rusisë në Ballkan – që vazhdon të jetë kërcënuesi i vetëm i paqes në rajon tashmë i ka hapur derën e plotë Kinës për qëllime armiqësore ndaj demokracive në rajon e në Evropë.

Reagimi i Perëndimit duhet të jetë më i vendosur dhe më i zëshëm. Kjo politikë kërcënuese e Serbisë tejkalon Ballkanin, është kërcënim më i gjerë.

Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n.