Pamje ekskluzive: Enver Bajraktari në valle me familjarët, tri orë para ngjarjes tragjike në Lipjan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundi vendin tonë, ky dyshohet për një vrasje mizore që ndodhi në një fshat të Lipjanit. Një burrë rreth 60 vjeçar ishte raportuar fillimisht i zhdukur. Familjarët patën raportuar se Enver Bajraktari nga Lipjani është zhdukur dhe kërkohej ndihmë për gjetjen e tij, raporton lajmi.net Por një ditë…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundi vendin tonë, ky dyshohet për një vrasje mizore që ndodhi në një fshat të Lipjanit.
Një burrë rreth 60 vjeçar ishte raportuar fillimisht i zhdukur. Familjarët patën raportuar se Enver Bajraktari nga Lipjani është zhdukur dhe kërkohej ndihmë për gjetjen e tij, raporton lajmi.net
Por një ditë më vonë, Bajraktari u gjetë pa shenja jete, i varrosur në dy metra thellësi në një arë të fshatit Baicë e Lipjanit.
Për këtë lajmi.net ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi ku dyshohet se ishte varrosur i ndjeri, në pamje shihet se ai ishte varrosur afër një are me misër dhe rreth dy metra thellësi nën tokë.
Gjithashtu, lajmi.net ka siguruar pamje edhe tri orë para se të ndodhte ngjarja tragjike, ku i ndjeri Bajraktari shihet duke vallëzuar në një gazmend familjar.
Rasti në fjalë nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje e rëndë, derisa po kryhen edhe hetimet e nevojshme se kush në fakt e vrau atë, si e vrau dhe kush e varrosi atë në këtë vend.
Në lidhje me rastin lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku u tha se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore intensive nga ana e prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas prokurorisë në lidhje me informacionet shtesë, publiku do të njoftohet me kohë.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e prokurorisë themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.
Kurse familjarë të viktimës kanë deklaruar se Enveri nuk kishte pasur probleme apo konflikte të mëhershme me ndonjë person të caktuar./Lajmi.net/