Nënshkruhet kontrata – Përfundon greva e punëtoreve fizik të sigurimit të QKUK-së

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK tashmë ka përfunduar, kjo pas finalizimit të kontratës me kompaninë fituese të tenderit. Kontrata e nënshkruan është për gjashtë muaj , ku janë cekur, vlerat, koha dhe pagat. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili konfirmoi…

Lajme

05/08/2025 11:37

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK tashmë ka përfunduar, kjo pas finalizimit të kontratës me kompaninë fituese të tenderit.

Kontrata e nënshkruan është për gjashtë muaj , ku janë cekur, vlerat, koha dhe pagat.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili konfirmoi se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe se punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës, raporton lajmi.net

Ai ka kërkuar aty për aty që të votohet se kush është për përfundimin e grevës, punëtorët kanë vendosur njëzëri që të mbyllet gjithçka./Lajmi.net/