Prizren: Dy këmbësore goditen nga vetura, arrestohet shoferi

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”. Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës. “Me vendim të…

Lajme

05/08/2025 09:32

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me lëndime”.