Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, do të rikthehet në futbollin turk pas tre viteve të kaluara në Angli. Muric më parë ka luajtur për një sezon në Superligën turke si i huazuar te Adana Demirspor, ku pati paraqitje shumë të mira. Pas një periudhe dyvjeçare te Burnley dhe një sezoni te Ipswich Town,…

Sport

04/08/2025 17:28

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, do të rikthehet në futbollin turk pas tre viteve të kaluara në Angli.

Muric më parë ka luajtur për një sezon në Superligën turke si i huazuar te Adana Demirspor, ku pati paraqitje shumë të mira.

Pas një periudhe dyvjeçare te Burnley dhe një sezoni te Ipswich Town, 26-vjeçari ka gjetur klubin e ri.

Sipas raportimeve të mediumit turk 90min.tr, Muric ka arritur marrëveshje me Rizesporin dhe pritet që t’i bashkohet skuadrës brenda kësaj jave.

Rizespor është në fazën e ndërtimit të një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm, me synimin për të siguruar një vend në garat evropiane.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kalimi i Muric te Rizespori do të jetë në formë huazimi apo transferim përfundimtar nga Ipswich Town.

Gjatë karrierës së tij, Muric ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane. Në Angli ai ka luajtur për Manchester Cityn, Nottingham Forestin, Burnleyn dhe Ipswich Townin. Po ashtu ka mbrojtur portën e NAC Breda dhe Willem II në Holandë, si dhe të Gironas në Spanjë.