“Mungon adresa e vendbanimit” – KQZ tregon disa nga arsyet për refuzimin e një numri të madh të aplikimeve për votim me postë

KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës. “Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e…

Lajme

04/08/2025 14:28

KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës.

“Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e vendbanimit. Arsyeja e dytë është adresa e deklarimit që nuk është e njëjtë me dokumentin që dëshmon adresën. Lidhur me këto kategori të refuzimit, sekretariati i KQZ u ka dërguar email njoftues të gjithëve dhe i ka telefonuar ata”, tha Buzhala.

Sa i përket ridestinimit të mjeteve për projekte kapitale Buzhala tha se këto mjete pritet të ridestinohen të mërkurën.

“Ministria e Financave nuk e ka lejuar ridestinimin e mjeteve për projkete kapitale, për shkak që është mbi përqindjen e lejuar. Meqë është mbi përqindjen e lejuar është dashur të ketë pajtim në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë në këtë situatë i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve dhe në përputhje ne kemi kërkuar 15% e të gjitha projekteve kapitale. Presim që deri të mërkurën të na ridestinojë mjetet të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e KQZ-së dhe projekte konkrete”, tha ai, transmeton KP.

KQZ miratoi raportin për analizën e votave të pavlefshme për zgjedhjet nacionale.

Poashtu u miratuan edhe zëvendësimi i anëtarit të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

Emir Azemi në Mitrovicën e Veriut do të zëvendësohet nga Besnik Rexhepi nga radhët e PDK-së.

KQZ miratoi raportin financiar janar- qershor 2025 dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për periudhën kohore Janar-Qershor 2025.

Në këtë mbledhje u miratua edhe zëvendësimi i të ndjerit, Mehmet Spahiu në Dragash nga Nexhmi Dauti nga radhët e LDK-së