Egzon Pacolli i LDK-së: Xhelal Sveçla i ka shpenzuar 3 mijë e 300 litra naftë për 40 ditë pune, 55 mijë kilometra
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një dokument të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, në lidhje me një kërkesë të tij për derivatet e shpenzuara nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Pacolli tha se Sveçla për 40 ditë punë ka bërë me veturë 55 mijë kilometra, që…

Lajme
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një dokument të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, në lidhje me një kërkesë të tij për derivatet e shpenzuara nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pacolli tha se Sveçla për 40 ditë punë ka bërë me veturë 55 mijë kilometra, që i bie të ketë shpenzuar 3 mijë e 300 litra naftë, transmeton lajmi.net.
Postimi:
3300 litra naftë. 40 ditë pune. 55 mijë kilometra.
Ky është Xhelal Sveçla, Kampioni i Shpenzimeve të Naftës.
Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë.
Me pare të popullit.
E kur u kërkua llogaria nga ana ime,
e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!
Vetëm kur Agjencia për Informim dhe Privatësi e obligoj me paralajmërim për gjobë, e nxori raportin.
Me zor. Me vonesë. Me inat
3300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen.
Nuk justifikohen. Nuk arsyetohen.