Drita mund të përballet me Aberdeen në “play-off” të Europa League
Nëse arrin të eliminojë FCSB-në në turin e tretë kualifikues të Europa League, skuadra e Dritës nga Gjilani do të përballet me Aberdeenin nga Skocia në fazën “play-off”. Kjo u konfirmua pas shortit të hedhur sot nga UEFA, duke i hapur rrugë një tjetër përballjeje historike për klubin kosovar në rast kualifikimi. Drita, që ka…

Sport
Nëse arrin të eliminojë FCSB-në në turin e tretë kualifikues të Europa League, skuadra e Dritës nga Gjilani do të përballet me Aberdeenin nga Skocia në fazën “play-off”.
Kjo u konfirmua pas shortit të hedhur sot nga UEFA, duke i hapur rrugë një tjetër përballjeje historike për klubin kosovar në rast kualifikimi.
Drita, që ka bërë hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare vitet e fundit, do të synojë të shkruajë një tjetër kapitull të artë në historinë e saj, me sytë tashmë nga ndeshja vendimtare ndaj FCSB-së.