Ambasada amerikane deklarohet për vizitën e zyrtarit amerikan: Përforcon partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë

Ambasada amerikane është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, David Baker dhe Gjeneralin Chris McKinney. Ambasada deklaroi se zyrtari amerikan takoi presidenten Vjosa Osmani , kryeministrin në detyrë Kurti ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së dhe atë të KFOR-it në Kosovë. Ambasada amerikane po ashtu njoftoi…

Lajme

04/08/2025 13:20

Ambasada amerikane është deklaruar në lidhje me vizitën zyrtare të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, David Baker dhe Gjeneralin Chris McKinney.

Ambasada deklaroi se zyrtari amerikan takoi presidenten Vjosa Osmani , kryeministrin në detyrë Kurti ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së dhe atë të KFOR-it në Kosovë.

Ambasada amerikane po ashtu njoftoi se gjatë kësaj vizite Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Zyrtari amerikan gjatë vizitës në Kosovë qëndroi edhe në kampin Boondsteel, ku takoi personelin ushtarak amerikan./Lajmi.net/