Përparim Rama nis javën duke i shkarkuar nga detyra dy drejtorë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa vendime. Ai ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën të cilën ai udhëheq. Drejtorët  të cilët kanë marrë vendimin e kryetarit Rama për shkarkim janë Donjeta Dragusha, e cila është liruar nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe  Vigan Kastrati nga pozita…

Lajme

04/08/2025 12:59

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka filluar javën me disa vendime. Ai ka shkarkuar nga detyra dy drejtorë në komunën të cilën ai udhëheq.

Drejtorët  të cilët kanë marrë vendimin e kryetarit Rama për shkarkim janë Donjeta Dragusha, e cila është liruar nga pozita e drejtoreshës së Drejtorisë së Bujqësisë dhe  Vigan Kastrati nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Kadastrit.

Në vendimin e kryetarit Rama të cilin e ka siguruar “Indeksonline”, përveç vendimit për lirim nga detyra, nuk bëhet e ditur arsyeja e shkarkimit të tyre.