Policia e Gjilanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha…

Lajme

04/08/2025 10:33

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor,  Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” • E-mail: [email protected]