Sulmoi familjarët e dëmtoi orenditë e shtëpisë- arrestohet gruaja në Obiliq
Një grua është arrestuar pasditen e djeshme në Obiliq. E njëjta dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit- e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/
