Totaj: Lyerja e shtatores së Skënderbeut me ngjyrë ari, një veprim i paautorizuar – Policia është duke zhvilluar hetime
Pas interesimit të madh publik dhe mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, ka reaguar Komuna e Prizrenit përmes një deklarate zyrtare nga kryetari Shaqir Totaj. Në njoftim thuhet se ky veprim nuk është pjesë e ndonjë procesi zyrtar restaurimi dhe…

Lajme
Pas interesimit të madh publik dhe mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, ka reaguar Komuna e Prizrenit përmes një deklarate zyrtare nga kryetari Shaqir Totaj.
Në njoftim thuhet se ky veprim nuk është pjesë e ndonjë procesi zyrtar restaurimi dhe nuk është miratuar nga Komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent. Totaj sqaroi se nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit, dhe se nga të dhënat e deritanishme, ndërhyrja është bërë pa leje dhe pa njoftim paraprak.
“Komuna e konsideron këtë akt si një ndërhyrje të paautorizuar dhe të papranueshme”, thuhet në deklaratë. Sipas tij, për këtë rast janë angazhuar edhe organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij veprimi.
Kryetari Totaj theksoi se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është një figurë emblematike e kombit shqiptar, dhe se çdo ndërhyrje në monumentet që mbajnë figurën e tij duhet të bëhet vetëm në mënyrë institucionale, të miratuar dhe me respekt të plotë për simbolikën që përfaqëson.
Ai shtoi se Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të garantuar mbrojtjen e tyre.
Postimi i plotë: