Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit, një aksident me fatalitet

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2779 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 91 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 33 aksidente trafiku me të lënduar, transmeton KosovaPress. Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona teksa 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë…

Lajme

01/08/2025 09:29

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2779 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 91 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 33 aksidente trafiku me të lënduar, transmeton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona teksa 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.