Vajza e raportuar e zhdukur në Mitrovicën e Veriut gjendet në Serbi dhe kthehet në Kosovë
Një vajzë e mitur nga Mitrovica Veriore, e cila u zhduk më 26 korrik, u gjet shëndoshë e mirë në Serbi. Kjo u konfirmua këtë mëngjes nga Policia e Kosovës për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev”. Sipas tyre, vajza u gjet nga babai i saj në Serbinë Qendrore. Kthimi i saj në Kosovë u regjistrua…

Lajme
Një vajzë e mitur nga Mitrovica Veriore, e cila u zhduk më 26 korrik, u gjet shëndoshë e mirë në Serbi.
Kjo u konfirmua këtë mëngjes nga Policia e Kosovës për mediumin në gjuhën serbe “KoSSev”.
Sipas tyre, vajza u gjet nga babai i saj në Serbinë Qendrore. Kthimi i saj në Kosovë u regjistrua në pikën kufitare Jarinjë, ku ajo hyri e shoqëruar nga familja e saj.
Tutje thuhet se në stacionin e Policisë, në prani të një psikologu, vajza dha një deklaratë.
Babai dha gjithashtu një deklaratë. Hetimi është duke vazhduar.
Më 26 korrik babai i vajzës e raportoi atë të zhdukur, duke deklaruar se ajo ishte larguar nga shtëpia familjare, pas së cilës humbën të gjitha gjurmët e saj.