Gjenden eshtra në varrezat e Brekocit të Gjakovës, dyshohen të jenë të një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Dje, më 30 korrik, sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, bashkë me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës, duke eksumuar varrezat në Brekoc të Gjakovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar janë gjetur eshtra të njeriut, që…

Lajme
Dje, më 30 korrik, sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, bashkë me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës, duke eksumuar varrezat në Brekoc të Gjakovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar janë gjetur eshtra të njeriut, që dyshohet se i përkasin të paktën një individi të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Mbetjet eshtërore, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjeko – ligjor”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/