Deliu për 33 vjeçarin që humbi jetën në Ujman: Ishte viktimë e një narrative të rreme, misioni humanitar i FSK-së u shndërruar në propagandë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me rastin e fundit në Liqenin e Ujmanit, ku ka humbur jetën një 33 vjeçar pasi ka kërcyer aty dhe nuk ka dal më. Ai është kërkuar për 3 ditë nga forcat policore, dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit, ndërkaq dje iu është bashkangjitur edhe FSK-ja të cilët…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me rastin e fundit në Liqenin e Ujmanit, ku ka humbur jetën një 33 vjeçar pasi ka kërcyer aty dhe nuk ka dal më. Ai është kërkuar për 3 ditë nga forcat policore, dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit, ndërkaq dje iu është bashkangjitur edhe FSK-ja të cilët kanë arritur ta gjejnë.
Kërkimi i FSK-së në veri, u promovua nga partia në pushtet, LVV si një veprim që ka ndodhur për herë të parë, e cila nga opozita është parë si propagandë.
Deliu ka thënë se shuarja e një jete duhet të na ndal të gjithëve, dhe se 33 vjeçari që vdiq nuk ishte pjesë e ndonjë loje politike por viktimë e një narrative të rreme, e cila sipas saj është krijuar për duartrokitje dhe vota.
“Një mision humanitar i FSK-së, i miratuar nga KFOR-i, u shndërrua në instrument propagande. Kur fotografitë retushohen për të fshehur të vërtetën, Kur fotografitë retushohen për të fshehur të vërtetën, kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm. Ndërkohë që qytetarët përballen me inflacion, izolim dhe mungesë vizioni ekonomik, energjia e qeverisë në largim përqendrohet te ndërtimi i narrativave boshe dhe spektakleve patriotike. Ky është rezultati i një drejtimi pa ide konkrete për zhvillimin e Kosovës, por me shumë plane për të mashtruar qytetarin dhe për të instrumentalizuar çdo simbol, çdo hapësirë dhe çdo ndjenjë”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se në vend se të reflektojnë, partia në pushtet u mburrën dhe manipuluan.
“Në vend të heshtjes për një tragjedi, pamë spektakël. Kjo është e gabuar. E padrejtë. E rrezikshme. Ngushëllime të thella familjes së të ndjerit. Kosova meriton më shumë se propagandë”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj në Facebook: