Identifikohet shoferi që bëri tejkalim të rrezikshëm në shiritin emergjent të autostradës, gjobitet me 200 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili ka bërë një tejkalim të rrezikshëm dhe videoja e tij është publikuar në rrjete sociale. Ai ka bërë një tejkalim nga ana e djathtë duke shfrytëzuar shiritin emergjent, shkruan lajmi.net. Policia ka gjobitur atë me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi…

Lajme

29/07/2025 16:25

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili ka bërë një tejkalim të rrezikshëm dhe videoja e tij është publikuar në rrjete sociale.

Ai ka bërë një tejkalim nga ana e djathtë duke shfrytëzuar shiritin emergjent, shkruan lajmi.net.

Policia ka gjobitur atë me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Në bazë të video-incizimit të publikuar në rrjete sociale, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjet ka tejkaluar nga ana e djathtë duke shfrytëzuar shiritin emergjent, i njëjti është gjobitur me 200 €, 2 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: