Po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit që ra në Ujman

Trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura e Ujmanit, nuk është gjetur ende. Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një reagimi publik në Facebook. Siç bëhet e ditur, kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet…

Lajme

28/07/2025 23:27

Trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura e Ujmanit, nuk është gjetur ende.

Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një reagimi publik në Facebook.

Siç bëhet e ditur, kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.

“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.