Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “kërkesë “: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh
Pas një paraqitjeje të dobët të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në emisionin Info Plus në RTK, ku ajo u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarja lidhur me përfitime financiare të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haxhiu…

Lajme
Pas një paraqitjeje të dobët të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në emisionin Info Plus në RTK, ku ajo u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarja lidhur me përfitime financiare të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haxhiu i ka dalë në mbrojtje koleges së saj partiake, duke i quajtur akuzat ndaj Pacollit si “shpifje” dhe pjesë të një fushate për ta diskredituar.
“Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë,” shkruan Haxhiu, duke shtuar se deputetja Pacolli nuk ka asnjë përgjegjësi për çështjen në fjalë.
Reagimi i ministres Haxhiu erdhi pasi Pacolli nuk dha asnjë përgjigje për pyetjet që gazetarja ia parashtroi lidhur me akuzat për marrje të garantëve nga familjarët. Ajo e sulmoi gazetaren duke e quajtur të “nënshtruar”
Sipas ministres, deputetja Pacolli po përballet me akuza të pabaza, për një çështje për të cilën “nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht”.
Reagimi i plotë: