Guri i ashpër me Pacollin: Motra ime ështe përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ju keni zgjedh me vjedh familjarisht

Deputeti i LDK-së, Paris Guri i është kundërpërgjigjur deputetet së VV-së, Fitore Pacollit, e cila së fundmi përmendi motrën e këtij të parit, duke pretenduar se ajo sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës. Në një reagim publik, Guri sqaroi se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e…

Lajme

28/07/2025 19:09

Deputeti i LDK-së, Paris Guri i është kundërpërgjigjur deputetet së VV-së, Fitore Pacollit, e cila së fundmi përmendi motrën e këtij të parit, duke pretenduar se ajo sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës.

Në një reagim publik, Guri sqaroi se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës, dhe poashtu thekson se bursa ndahet nga vetë Qeveria Britanike.

“Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak. E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent”, ka shkruar deputeti i LDK-së.