Sherifi: Ujdia mes Limajt dhe Kurtit ishte arritur, por u bllokua nga mungesa e 61 votave për qeveri
Ai ka thënë se në bisedimet me Albin Kurtin kanë arritur ujdi në fillim të negociatave. “Unë mendoj që ujdia është arritur në fillim: Kryetar Kuvendi – Fatmir Limaj, Kryeministër – Albin Kurti”, ka deklaruar ai. Sherifi ka shtuar se problemet kanë lindur pas arritjes së ujdisë. “Nga momenti kur u pa që nuk ka…

Lajme
Ai ka thënë se në bisedimet me Albin Kurtin kanë arritur ujdi në fillim të negociatave.
“Unë mendoj që ujdia është arritur në fillim: Kryetar Kuvendi – Fatmir Limaj, Kryeministër – Albin Kurti”, ka deklaruar ai.
Sherifi ka shtuar se problemet kanë lindur pas arritjes së ujdisë.
“Nga momenti kur u pa që nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për qeveri, dhe meqë nuk ka arritur t’i sigurojë ato, le të themi se procesi është bllokuar në zgjedhjen e kryetarit. Pra, sepse ishte i vetëdijshëm që nëse e nxjerr Fatmir Limajn, ai do të merrte vota dhe do të fillonin të rridhnin afatet kushtetuese. Kanë përdorur këtë veprim taktik, teknik – sido që ta quajmë – kur e kanë nxjerrë Albulenën, sërish të vetëdijshëm që nuk do ta votojë opozita”, ka thënë ai në dukagjin.