Supremja rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë, reagon Haradinaj: Padrejtësia nuk kalon

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë për përgjysmimin e subvencioneve për operatorët me mbi 100 hektarë tokë bujqësore. Haradinaj e ka quajtur këtë vendim një fitore ndaj diskriminimit institucional, duke theksuar se “e drejta mbrohet me ligj…

Lajme

28/07/2025 17:30

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që rrëzoi masën e Ministrisë së Bujqësisë për përgjysmimin e subvencioneve për operatorët me mbi 100 hektarë tokë bujqësore.

Haradinaj e ka quajtur këtë vendim një fitore ndaj diskriminimit institucional, duke theksuar se “e drejta mbrohet me ligj dhe gjykatë”, pavarësisht siç tha ai, tendencave të Ministrisë për t’i dëmtuar investitorët e mëdhenj në sektorin bujqësor.

Ai përmendi në veçanti kompaninë “Stone Castle”, duke thënë se kjo kompani ka triumfuar kundër një padrejtësie që iu shkaktua me dashje nga institucionet.

“Më bën krenar puna e palodhshme dhe fuqia prodhuese e këtyre investitorëve që po e lartësojnë Kosovën në aspekt global me verërat më cilësore në Ballkan e më gjerë,” shkroi Haradinaj në një reagim publik.

“Padrejtësia nuk kalon”, shkroi Haradinaj.