Mot me diell dhe vranësira lokale sot në Kosovë

Sot në Kosovë na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime më të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe më të përhapura shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet…

Lajme

28/07/2025 07:59

Sot në Kosovë na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime më të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe më të përhapura shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet ende mbesin të lokalizuara.

Një valë reshjesh dukshëm më të përhapura shiu pritet të kemi gjatë natës ose mëngjesin shumë të hershëm të së martës.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në pjesën veriore të vendit me mundësi për reshje lokale të herëpashershme. Gjatë natës reshjet e shiut përfshijnë edhe pjesët qendrore të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin. Vende-vende priten rrebeshe intensive.

Reshje dhe rrebeshe shiu pasdite priten në Mal të Zi, ndërsa kryesisht me diell dhe reshje të pakta të izoluara në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

E Marta dukshëm më e freskët dhe me më shumë vranësira e reshje të herëpashershme shiu sidomos në shumë pjesë të Kosovës, Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë. Në viset tjera më freskët, por më pak reshje dhe priten edhe intervale me diell.

Reshje të pakta lokale priten edhe të Mërkurën, ndërsa të Enjten rrebeshet e shiut zhvendoset në jug- juglindje dhe lindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan