Vdekja e të riut në vendin e punës në Ferizaj, reagon Mozzik – publikon fotografi nga varrimi

Të shtunën në Ferizaj vdiq tragjikisht në vendin e punës 27-vjeçari, Triumf Islami. Ai u varros sot (e diel), ku në mesin e qindra pjesëmarrësve, ishte edhe reperi i njohur ferizajas Mozzik. “Ngushëllime familjes, vllaznive për vdekjen në aksident tragjik të Triumf Islami”, ka shkruar ai. Tutje vazhdoi këngëtari shqiptar: “Zoti ua lehtësoftë e të…

ShowBiz

27/07/2025 17:17

Të shtunën në Ferizaj vdiq tragjikisht në vendin e punës 27-vjeçari, Triumf Islami.

Ai u varros sot (e diel), ku në mesin e qindra pjesëmarrësve, ishte edhe reperi i njohur ferizajas Mozzik.

“Ngushëllime familjes, vllaznive për vdekjen në aksident tragjik të Triumf Islami”, ka shkruar ai.

Tutje vazhdoi këngëtari shqiptar: “Zoti ua lehtësoftë e të ndjerin e mëshiroftë”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45.

“Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ky rast ndërkaq është duke u hetuar.