Ekipet e kërkim-shpëtimit shkojnë në Ujman për të ndihmuar në gjetjen e trupit

Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ku tha se një person ka kërcyer nga ura në Ujman. “Një person ka kërcyer nga ura…

Lajme

27/07/2025 15:37

Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ku tha se një person ka kërcyer nga ura në Ujman.

“Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësit policore dhe emergjenca si dhe janë thirrë njësia e zhytësve”, tha Fejza për lajmi.net

Për të përshpejtuar procesin e gjetjes së trupit, tek Liqeni i Ujmanit tashmë kanë arritur edhe zhytësit nga jugu.
Kërkimet po vazhdojnë tash e më shumë se gjysmë ore./Lajmi.net/