‘Makazze’ me mega debutim për “Na’Vi”, dominon skuadrën legjendare “FaZe”

Lojtari kosovar i “Na’Vi” në lojën “Counter Strike 2”, Drin “Makazze” Shaqiri ka shkëlqyer në debutimin e tij. “Makazze” sot debutoi për ekipin e njohur “Na’Vi” në ndeshjen kundër ekipit “FaZe” dhe pati një paraqitje fantastike, shkruan lajmi.net Ai në 3 ‘maps’ pati 48 kills, duke qenë i dyti me më së shumti kills. Ekipi…

Sport

26/07/2025 23:16

Lojtari kosovar i “Na’Vi” në lojën “Counter Strike 2”, Drin “Makazze” Shaqiri ka shkëlqyer në debutimin e tij.

“Makazze” sot debutoi për ekipin e njohur “Na’Vi” në ndeshjen kundër ekipit “FaZe” dhe pati një paraqitje fantastike, shkruan lajmi.net

Ai në 3 ‘maps’ pati 48 kills, duke qenë i dyti me më së shumti kills. Ekipi i tij fitoi me rezultat 2:1.

Kosovari u tregua shumë vendimtar për ekipin e tij, që mori fitoren e parë në fazën e dytë të kompeticionit “IEM Cologne”.

Loja e ardhshme e tyre do të jetë me 28 korrik./lajmi.net/