Kosova zyrtarisht në “mjegull institucionale” – Nuk konstituohet Kuvendi as në tentimin e 54-të, Parlamenti hyn në pauzën e Kushtetueses

Përpjekja e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sonte, duke thelluar më tej krizën politike dhe institucionale që po zvarritet prej më shumë se tre muajsh. Me këtë dështim, Kuvendi hyn automatikisht në pauzën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur një masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve…

Lajme

26/07/2025 22:42

Përpjekja e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sonte, duke thelluar më tej krizën politike dhe institucionale që po zvarritet prej më shumë se tre muajsh.

Me këtë dështim, Kuvendi hyn automatikisht në pauzën e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur një masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik deri më 8 gusht 2025.

LVV vazhdoi me tentimin për të themeluar Komisionin për Votimin e Fshehtë, por që nuk u përkrah nga ish-opozita.  Kësaj radhe tentimi për themelimin e komisionit mori veç  56 vota për.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tash e tutje, ndërsa pritet një vendim i ri nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar rrjedhën e mëtejshme të situatës, që po paralizon funksionimin e institucioneve dhe po shkakton pasiguri të thellë politike në vend./lajmi.net/