Limaj e konfirmon takimin me presidenten Osmani, tregon se çka biseduan
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para seancës së sotme të Kuvendit. Ai tha se kanë shkëmbyer mendime për situatën politike dhe përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se ende nuk ka marrëveshje edhe pas tre muajsh, transmeton lajmi.net “Kemi shkëmbyer mendimet për…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, para seancës së sotme të Kuvendit.
Ai tha se kanë shkëmbyer mendime për situatën politike dhe përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se ende nuk ka marrëveshje edhe pas tre muajsh, transmeton lajmi.net
“Kemi shkëmbyer mendimet për seancën që e patëm në ora 14:00, natyrisht presidentja u interesuar për zhvillimet. Fatkeqësisht nuk ka marrëveshje tash e tre muaj.
Presidentes ia thash atë që ua thash edhe juve sot që 30 ditëshi nuk është i konsumuar. Ne besojm që në këto 30 ditë deputetët e parlamentit nuk kanë pasur rastin as mundësinë me votu. Bashkëbisedim, si presidente e vendit u interesuar ku jemi, si po shkojmë, gjasat cilat janë, këto.”, tha ai në deklarimin e tij./lajmi.net/