Sala Jashari kërkon nga VV të rikthehen në rendin e ditës: Shpresoj që kanë reflektuar
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari i ka bërë thirrje VV-së që të rikthehen në rendin e ditës. Ajo në një deklarim para gazetarëve tha se shpreson që VV ka reflektuar dhe të mos e zvarrit më shumë këtë proces, shkruan lajmi.net “Me thënë të drejtën, po shpresoj, që LVV ka reflektuar dhe të mos lejoj…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari i ka bërë thirrje VV-së që të rikthehen në rendin e ditës.
Ajo në një deklarim para gazetarëve tha se shpreson që VV ka reflektuar dhe të mos e zvarrit më shumë këtë proces, shkruan lajmi.net
“Me thënë të drejtën, po shpresoj, që LVV ka reflektuar dhe të mos lejoj të zvarritet edhe më tutje, sepse qytetarët e Kosovës kanë nevoj për lidership të vërtetë, për ata që me të vërtetë duan të kontribuojnë për vendin e tyre, sepse inatet nuk duhet të jenë parësore, duhet të jenë të fundit ose hiq fare kur është në pyetje Kosova.”
“Në çdo tentativë realisht, ne kemi pritur që VV të reflektojë për shkak që ne kemi dhënë mundësi që të ketë kompromis, ne e kemi dhënë kompromisin tonë, kështu që edhe sot po shpresoj që do të reflektojnë.”
“Ne kemi bërë thirrje vazhdimisht që të kthehet në rendin e ditës, mendoj që kjo është pika kyqe që ne e presim si PDK. Ne po shpresojm që kanë reflektuar karshi kësaj situate, të kthehet sipas rendit të ditës, sepse në fund të fundit, Kushtetuta është dika që po populli jonë ka luftuar dhe e ka bërë me mund e sakrificë, nuk duhet të shkelet në asnjë formë dhe ky duhet të jetë mesazhi që duhet të ua japim qytetarëve të Kosovës.”, u shpreh ajo./lajmi.net/