Kurti zyrtarizon kandidatin për kryetar të Vushtrrisë – Sylejman Meholli do ta përfaqësojë VV-në në zgjedhjet e tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen në tetor. Kryetari i VV-së dhe njëherësh ish-kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për Vushtrrinë do të jetë Dr. Sylejman Meholli.…

Lajme

26/07/2025 21:08

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen në tetor.

Kryetari i VV-së dhe njëherësh ish-kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se kandidati i kësaj partie për Vushtrrinë do të jetë Dr. Sylejman Meholli.

“Dr. Sylejman Meholli e përfaqëson Vushtrrinë në VETËVENDOSJE! dhe VETËVENDOSJE!-n në Vushtrri. Me mbështetjen e qytetarëve dhe me besimin tonë në fitore, ai është kandidati ynë për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit,” ka shkruar Kurti në postimin e tij.