Leao i shënon Liverpoolit dhe goli është për Diogo Jotën

Homazhe për Diogo Jotën në miqësoren mes Liverpoolit dhe Milanit në Hong Kong. Liverpooli dhe Milani barazuan 1-1 në pjesën e parë të miqësores që u zhvillua në stadiumin “Kai Tak Sports Park” në Hong Kong. Sfida pa një stadium të tejmbushur, me tifozët aziatikë që i kushtuan një dedikim të veçantë Diogo Jotës, ish-sulmuesit…

Sport

26/07/2025 15:26

Homazhe për Diogo Jotën në miqësoren mes Liverpoolit dhe Milanit në Hong Kong.

Liverpooli dhe Milani barazuan 1-1 në pjesën e parë të miqësores që u zhvillua në stadiumin “Kai Tak Sports Park” në Hong Kong. Sfida pa një stadium të tejmbushur, me tifozët aziatikë që i kushtuan një dedikim të veçantë Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpool që u nda nga jeta më 3 korrik së bashku me të vëllanë, Andre (25 vjeç), pas një aksidenti me makinë në Spanjë.

VIDEO

Përpara ndeshjes kishte këngë dhe lot për Jotën, dedikime me koreografi e lule nga legjendat e Liverpool. Homazhe edhe nga ana e Milanit, me Leaon që pasi shënoi për të tijtë në minutën e 10-të, u kthye nga kurora me lule në nderim të Jotës dhe bëri numrin 20-të me duar, si shenjë homazhi. Në minutën e 20-të i gjithë stadiumi duartrokiti për Jotën.

Ndërkohë që Liverpool u kujdes që në fanellë të gjithë lojtarët të kishin të stampuar numrin 20-të në gjoks, i cili do jetë gjithmonë i Diogo Jotës, me Liverpool që e hoqi nga qarkullimi.