Mbyllet seanca, s’ka konstituim – Risia e vetme: Deputetët do të takohen sërish sonte në ora 22:00

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që ta konstituojnë legjislativin edhe në përpjekjen e 53-të me radhë. Seanca e sotme u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe pa ndonjë marrëveshje të re mes partive, duke e lënë vendin në vazhdim të bllokadës institucionale. Deputetët kanë kohë deri në ora…

Lajme

26/07/2025 14:31

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që ta konstituojnë legjislativin edhe në përpjekjen e 53-të me radhë.

Seanca e sotme u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe pa ndonjë marrëveshje të re mes partive, duke e lënë vendin në vazhdim të bllokadës institucionale.

Deputetët kanë kohë deri në ora 00:00, për të konstituuar organin legjislativ të vendit.

Kryesuesi i seancë, Avni Dehari i ftoi për takim deputetët në ora 22:00./Lajmi.net/