Ramadani: Sot vuloset se nuk ka Qeveri Kurti 3, bllokada po e çon vendin drejt kolapsit
Ish-kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vazhdimin e bllokadës institucionale dhe pamundësinë për formimin e Qeverisë së re. Ai tha se seanca e sotme vulos përfundimisht se nuk do të ketë Qeveri Kurti 3 dhe se, sipas tij, kriza po thellohet si pasojë e mendësisë politike që kërkon…

Lajme
Ish-kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vazhdimin e bllokadës institucionale dhe pamundësinë për formimin e Qeverisë së re.
Ai tha se seanca e sotme vulos përfundimisht se nuk do të ketë Qeveri Kurti 3 dhe se, sipas tij, kriza po thellohet si pasojë e mendësisë politike që kërkon “ose unë në pushtet, ose askush tjetër”.
“Sot vuloset se s’ka Qeveri KURTI 3! Kjo është bllokada edhe sot, edhe derisa të zhvleftësohet mendësia ‘o unë sërish në pushtet, o askush tjetër!’”, shkroi Ramadani, raporton lajmi.net
Ai paralajmëron se vendi është duke rrëshqitur drejt një kolapsi shtetëror, të cilin e cilëson si rrezik për sigurinë kombëtare. “Formula e kolapsit është fjalia: ‘Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!’”, theksoi ai.
Ramadani theksoi edhe kontrastin në numra mes votave për Glauk Konjufcën si Kryetar Kuvendi (86) dhe Albin Kurtit si Kryeministër (59), si dëshmi të mungesës së mbështetjes për formimin e Qeverisë së re.
Postimi i plotë: