“Nuk po shoh ndonjë mundësi të ndryshimit sot, t’ia lejmë Gjykatës” – Limaj nuk pret ndryshim sot në seancë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim në situatën politike gjatë seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Duke folur për media para hyrjes në Kuvend, Limaj tha se nuk sheh shenja të ndonjë zhbllokimi dhe se vendimi tashmë duhet t’i lihet Gjykatës Kushtetuese, raporton lajmi.net “Nuk po…

Lajme

26/07/2025 14:09

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim në situatën politike gjatë seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për media para hyrjes në Kuvend, Limaj tha se nuk sheh shenja të ndonjë zhbllokimi dhe se vendimi tashmë duhet t’i lihet Gjykatës Kushtetuese, raporton lajmi.net

“Nuk po shoh ndonjë mundësi të ndryshimit sot, t’ia lëmë gjykatës,” u shpreh shkurt Limaj, duke  ia lënë në dorë Gjykata Kushtetuese të marrë vendim për hapat e mëtejmë./Lajmi.net/