Murati: I kemi deri në 64 vota, mungon vetëm vullneti politik për ta zhbllokuar Kuvendin

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit. Ai thotë se deri më tani kanë 57 vota, derisa shton se me votat e Nismës, bëhen 60. “Jemi shumë afër 61-ishit, me votat e Veton Berishës dhe Duda Balje bëhemi 62, me…

Lajme

26/07/2025 14:01

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit.

Ai thotë se deri më tani kanë 57 vota, derisa shton se me votat e Nismës, bëhen 60.

“Jemi shumë afër 61-ishit, me votat e Veton Berishës dhe Duda Balje bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do bëhem i 61-ti bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhemi 64. Pra nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të kaluar këtë ngërç, por duhet vullnet politik”, u shpreh ai.