IHMK: Edhe nesër priten temperatura ekstreme – maksimalja 40 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe nesër priten temperatura ekstreme mbi vendin tonë. Poashtu, të shtunën dhe të dielën parashikohen vranësira, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Zonat më të prekura parashihen në veriperëndim të vendit ku parashihen edhe erëra në formë stuhish. Pas këtyre reshjeve, moti do të…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe nesër priten temperatura ekstreme mbi vendin tonë.
Poashtu, të shtunën dhe të dielën parashikohen vranësira, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Zonat më të prekura parashihen në veriperëndim të vendit ku parashihen edhe erëra në formë stuhish. Pas këtyre reshjeve, moti do të freskohet, dhe java e ardhshme pritet të ketë temperatura afër vlerave mesatare për këtë periudhë në raport me vitet e kaluara.
Moti për vikend:
E shtunë:
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me
stuhi lokale .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 36- 40°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11m/s.
E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 – 20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.