Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, humb jetën një 53-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë, në afërsi të fshatit Llazarevë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, se në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, mashkull rreth 53 vjeç, i cili fatkeqësisht ka…

Lajme

25/07/2025 20:23

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë, në afërsi të fshatit Llazarevë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, se në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, mashkull rreth 53 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e goditjes, shkruan lajmi.net

Njësitë e Trafikut Rrugor, së bashku me institucionet e tjera përkatëse, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident me pasoja fatale./Lajmi.net/