Ish-zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj Halimaj nesër zyrtarizohet si kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate
Ish-zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj Halimaj do t’i hyjë garës për zgjedhje lokale. Përmes një postimi, ajo ka treguar se nesër do zyrtarizohet si kandidate për kryetare të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, transmeton lajmi.net Postimi i plotë: Të nderuar, Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e shpalljes së kandidaturës për…

Lajme
Ish-zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj Halimaj do t’i hyjë garës për zgjedhje lokale.
Përmes një postimi, ajo ka treguar se nesër do zyrtarizohet si kandidate për kryetare të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, transmeton lajmi.net
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin e shpalljes së kandidaturës për Kryetar të Komunës së Prizrenit, që do të mbahet të enjtën, më 24 korrik 2025, në ora 19:00, në Parkun e Qytetit – Prizren.
Pjesëmarrës në këtë tubim do të jetë edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z.Fatmir Limaj.
Jeni të mirëseardhur!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren./lajmi.net/