Rrëfimi tronditës: Jam e dhunuar, e kam të dhunuar edhe burrin, djalin e vajzën gjatë luftës në Kosovë

Në Debat Plus edhe sonte po vazhdon ekskluzivisht cikli i emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”. E mbijetuara e dhunës seksuale ka vendosur që të tregoj rastin e saj në këtë rrëfim plot emocion të tmerrit të përjetuar nga forcat serbe. “Akti më i rëndë, na kanë shkelmu, na kanë rrëzu,…

Lajme

22/07/2025 22:26

Në Debat Plus edhe sonte po vazhdon ekskluzivisht cikli i emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka vendosur që të tregoj rastin e saj në këtë rrëfim plot emocion të tmerrit të përjetuar nga forcat serbe.

“Akti më i rëndë, na kanë shkelmu, na kanë rrëzu, serbisht nuk e dinim çka na thonin, kanë sharë, ku i keni UÇK-në, fëmijëve iu kanë mëshu e i kanë rrëzu për inatin tonë, s’kanë lënë gjë pa bë”, rrëfen ajo.

Por, kjo nuk është e tëra dhe fatkeqësia e saj ishte më e madhe sepse përjetoi dhunimin nga forcat serbe bashkë me shumë gra e në prani të fëmijëve.

“Kemi qenë të gjitha gratë, ka qenë si sallë e shkollës, kanë hy rend, dikush ka qenë me shamia, disa kanë qenë me fytyra të ngjyrosura, disa me rroba të zeza edhe na kanë thënë zhvishuni, ne kemi tentu të mos zhvishemi, na i kanë pre rrobat me thika. S’ka pasë të njehur sa kanë qenë aty me mijëra njerëz, se kanë qenë prej të gjitha fshatrave, ka pasur fëmijë, dikur nisën të na i ndajnë fëmijët”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se harroi veten e tmerrin që e pa me sy pasi nuk ishte e vetmja që u dhunua.

“Na i dhunonin vajzat, fëmijët i kam të dhunuar, djalin edhe vajzën”, është tregimi i saj tronditës.

“Neve na kanë dhunu njëherë në sytë e fëmijëve, e vajza duke ardhë me qajtë pas meje, e kanë pre në këmbë dhe në dorë, ashtu duke qajtë fëmijët kur i panë që s’po ndalen fëmija, i dërgun nëpër klasa, ka pasë shumë fëmijë të rinj. I kanë marrë, i kanë kthy prapë, por i kanë dhunu ashtu të përgjakur, neve veç kush ka mujtë ta merrte ndonjë çarçaf e u pshtillnim se na vinte edhe keq”, tregon ajo e tronditur.

Tragjedia s’kishte të ndalur. Forcat serbe e dhunuan gjithë familjen, përfshirë bashkëshortin e saj.

“Dikur kanë ardhë edhe burrat, edhe burrin e kam pasur të dhunuar. Krejt e kam pa, në prezencë të krejtve na kanë dhunu, të burrave edhe të grave, fëmijëve, a kanë pasë shishe të rakisë me vete, i mbrehnin thikat e thonin kemi me iu pre me thika”, rrëfen në “Debat Plus” e mbijetuara e dhunës seksuale për krimet e përjetuar nga forcat ushtarake dhe policore.