Vdes 24 vjeçari nga Malisheva, nuk i mbijetoi plagëve që mori në një aksident trafiku disa ditë më parë
Shkodran Morina, 24 vjeçari nga Komuna e Malishevës ka ndërruar jetë sot pasi nuk arriti t’iu mbijetoj plagëve të marra në një aksident trafiku disa ditë më parë. Në lidhje me këtë, ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, shkruan lajmi.net. Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut. “Lamtumirë…

Lajme
Shkodran Morina, 24 vjeçari nga Komuna e Malishevës ka ndërruar jetë sot pasi nuk arriti t’iu mbijetoj plagëve të marra në një aksident trafiku disa ditë më parë.
Në lidhje me këtë, ka njoftuar Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, shkruan lajmi.net.
Ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e të riut.
“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina në Facebook.