Ndërron jetë nëna e ish-deputetit Hisen Berisha

Me pikëllim të thellë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka njoftuar se nëna e tij, Ryve Zeneli – Berisha, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se nëna e tij ndërroi jetë pas një jete…

Lajme

22/07/2025 16:43

Me pikëllim të thellë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka njoftuar se nëna e tij, Ryve Zeneli – Berisha, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se nëna e tij ndërroi jetë pas një jete të përkushtuar e të ndershme, të cilën e përmbylli me gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton lajmi.net

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, dashamirët dhe të afërmit se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë Nana jonë e dashur, Ryve Zeneli – Berisha… I përjetshëm qoftë kujtimi yt, Nanë!”, ka shkruar Berisha.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc./lajmi.net/