Vapa e madhe, MSH-ja obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 22 deri më 25 korrik

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar një sërë rekomandimesh për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve gjatë valës së temperaturave të larta që parashikohet të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik. MSH-ja  ka bërë të ditur se të gjitha institucionet publike dhe private këshillohen…

Lajme

22/07/2025 09:35

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar një sërë rekomandimesh për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve gjatë valës së temperaturave të larta që parashikohet të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik.

MSH-ja  ka bërë të ditur se të gjitha institucionet publike dhe private këshillohen të zbatojnë masa të veçanta për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.

MSH-ja kërkon nga institucionet që të sigurojnë ajrosje të mirë në hapësirat e mbyllura të punës, si dhe të krijojnë pika freskimi në vendpunishtet e hapura ku punëtorët të kenë qasje në hije dhe ujë të ftohtë.